Aktualitet

Vritet 57-vjeçari në Gjirokastër, bashkëudhëtari e goditi me sende të forta pas sherrit për konfliktin e hershëm mes dy

5 Gusht 2020, 14:57 Nga DOSJA
Vritet 57-vjeçari në Gjirokastër, bashkëudhëtari e

GJIROKASTËR– Një 57-vjeçar i identifikuar si Gëzim Saraçi, është vrarë me sende të forta në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në aksin rrugor rural, Polican-Suhë, ku Saraçi u gjet i vdekur brenda mjetit të tij, të llojit kamionçinë.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Gëzim Saraçi, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve në kokë me sende të forta. Dosja.al raportoi se 57-vjeçari po udhëtonte në kamionçinë me autorin e krimit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Rrugës, ata janë konfliktuar dhe autori e ka goditur Saraçin me sende të forta, duke e lënë të vdekur. Pas krimit, ai është larguar nga mjeti.

Autori i krimit të rëndë, sapo ka zbritur nga kamionçina ka marrë në telefon familjen e tij, të cilët e gjetën të parët Saraçin e vdekur. Nga kjo telefonatë, mësohet se është kuptuar se gjatë përleshjes me 57-vjeçarin që mbeti i vdekur, edhe vetë autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur.

Gjithsesi, ai tashmë është identifikuar dhe po kërkohet nga policia, por terreni ka krijuar vështirësi. Pas krimit të rëndë dhe pas telefonatës, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizuar dy vendndodhje në dy fshatra pranë vendit ku ndodhi krimi. Bëhet fjalë për fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe fshatin Ndëran në Zagorie. Motivi që nisi këtë konflikt që përfundoi me një viktimë, mësohet se është i hershëm dhe që shumë herë ka futur dy fiset në sherr.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster vritet 57-vjecari ne gjirokaster gjirokaster vritet 57-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll