Aktualitet

Rrufeja godet pishën, Parku i Llogarasë rrezikohet nga flakët

5 Gusht 2020, 13:57 Nga DOSJA
Rrufeja godet pishën, Parku i Llogarasë rrezikohet nga flakët

VLORË– Parku i Llogarasë po rrezikohet nga flakët. Mësohet se disa pemë janë goditur nga rrufeja mëngjesin e sotëm, dhe kanë marrë flakë, duke vënë në rrezik kështu, të gjithë Parkun.

Fillimisht ka marrë flakë një pishë e lartë, rreth 30 metra dhe zjarri është përhapur duke u favorizuar nga era e fortë në këtë zonë, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme.

Në vendin e ngjarjes është nisur zjarrfikësja për të shuar flakët. Kohët e fundit, Shqipëria ka qenë nën pushtetin e flakëve.

Në Rubik, në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër dhe në pyllin e Semanit situata ishte e vështirë. Edhe pse zjarrfikësaj ndërhyri, vatrat e zjarrit nuk u shuan për ditë me radhe, ndërsa reshjet e shiut që nisën mëngjesin e sotëm, e qetësuan situatën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pisha ne llogara parku i llogarase digjet pisha ne llogara parku i llogarase

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...