Aktualitet

Stuhia hodhi në tokë shtyllat elektrike, ja zonat të cilat mbetën pa energji, riparohen mbi 50% e defekteve

5 Gusht 2020, 14:19 Nga DOSJA
Stuhia hodhi në tokë shtyllat elektrike, ja zonat të cilat

SHQIPËRI – Si pasojë e motit të keq, disa zona të Shqipërisë mbetën pa drita ditën e sotme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton, se disa linja të tensionit të ulët e të mesëm, si pasojë e stuhive, pësuan avari, këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike.

Mësohet se zonat më të prekura janë rajonet e Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit. OSSH njofton se deri më tani janë riparuar mbi 50% e defekteve, ndërsa po vijon puna në fiderat e zonave rurale.

Njoftimi i plotë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit. Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë, disa linja të tensionit të ulët e të mesëm pësuan avari si këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike. Zonat më të prekura nga dëmtimet në rrjet janë rajoni i Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit Brigadat e OSSH të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale janë në terren duke punuar intensivisht për rikthimin sa më shpejt të normalitetit në furnizimin me energji elektrike. Në krahasim me situatën e krijuar mëngjesin e sotëm, nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSSH, deri në mesditë u riparuan mbi 50 përqind e defekteve, ndërsa po punohet për riparimin e fiderave të dëmtuar në zonat rurale ku linjat janë ajrore dhe terreni është më i vështirë.

Lajmi kryesor: Shqipëria në “pushtetin” e shiut/ Prishen pushimet e turistëve por fiken zjarret… Tragjedi në Himarë, mbytet në det një grua

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zonat pa energji elektrike zonat pa energji elektrike

Sondazh

Poll