Aktualitet

Përzgjedhja e degëve në universitete, maturantët kanë kohë deri më 10 gusht, tjetër shans për ngelësat

5 Gusht 2020, 14:43 Nga DOSJA
Përzgjedhja e degëve në universitete, maturantët kanë

TIRANW-Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar urdhërin, i cili lejon aplikimet deri në 10 gusht, për maturantët, që nuk e kanë bërë deri më tani. QSHA ngarkon me përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit zyrat arsimore vendore.

Ministria e Arsimit, vendosi që në ditën e fundit të mbylljes së aplikimeve për formularin  A2, t’i hapë sërish, për plotësimin e formuarit A1 dhe A1Z. Sipas MASR pandemia e COVID-19, ka ndikuar në mbarëvajtjen e provimeve dhe regjistrimin në universitete.

QSHA njofton se formulary A1 mund të plotësohen online në portalin matura.akp.gov.al., në çdo ambjent ku ka akses interneti, por edhe në gjimnazet përkatëse. Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, mund të plotësojnë pranë shkollave, formularin që cakton provimet e detyruara, që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës.

Në formular, aplikanti qarkon vetëm ato lëndë në të cilat ka rezultar ngelës, apo nuk i ka dhënë si provime. Kalimi me sukses i provimeve, do t’u japë atyre mundësinë që të garojnë në raundin e dytë dhe të tretë. Bëhet fjalë për kuotat që do deklarohen të lira pas raundit të parë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aplikimet per universitet maturantet aplikimet per universitet maturantet

Sondazh

Poll