Aktualitet

U hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, në kërkim bashkëpunëtori i

5 Gusht 2020, 13:56 Nga DOSJA
U hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë, arrestohet

ITALI-Një shqiptar ka rënë në pranga për grabitje në Itali. Ai u arrestua në flagrancë, teksa ndodhej brenda një banese në Polla.

Së bashku me një person tjetër, shqiptari kishte hyrë në banesë për të vjedhur, ndërsa të zotët e shtëpisë nuk ndodheshin brenda. Këta të fundit, të cilët ndodheshin vetëm pak metra larg banesës kanë dëgjuar zhurmat dhe erdhën me vrap në banesë, duke i kapur hajdutët në flagrancë.

Njëri prej tyre mundi të arratisej, ndërsa tjetri filloi të lëshonte objkete në drejtim të pronarëve që ndodheshin poshtë shtëpisë. Duke parë se nuk kishte nga të shkonte, ai u hodh nga ballkoni, por mbeti i lënduar.

Më pas ai u tansportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku iu komunikua gjithashtu edhe masa e arrestit. Aktualisht ai ndodhet në komisariatin e policisë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorin e tij, i cili mundi të arratisej.

Marrë nga Ondanws.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...