Aktualitet

Prerja e paligjshme e pyjeve, nisin hetimet për 4 persona në Bulqizë, u kapën duke transportuar dru pa leje

5 Gusht 2020, 13:27 Nga DOSJA
Prerja e paligjshme e pyjeve, nisin hetimet për 4 persona në

DIBËR -Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht 4 persona për prerje të paligjshme pyjesh. Më konkretisht janë proceduar nga policia F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë. Ata u kapën duke transportuar drurë pa dokumentacionin përkatës.

Gjatë aksionit u sekuestruan 15m3 lëndë drusore si dhe 4 automjetet që shërbenin për transport. Materialet i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në 24 orët e fundit janë goditur nga Policia, 4 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve. Procedohen penalisht 4 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë 24 orëve të fundit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Kontrolle të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prerja e paligjshme e pyjeve procedohen 4 persona ne bulqize prerja e paligjshme e pyjeve procedohen 4 persona ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...