Aktualitet

Dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht personat e familjes, arrestohen tre persona në Tiranë

5 Gusht 2020, 13:16 Nga DOSJA
Dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht personat e familjes, arrestohen tre

TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shtronin dhunë fizike në familje. Arrestimet u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër.  Më konkretisht u arrestua 33-vjeçari A.K. në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes nëpërmjet telefonit.

Gjithashtu u arrestua nj 55-vjeçar me iniciale H.L. në Shkozë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe P.Gj. nga Valiasi i vjetër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e cila tashmë ka marrë urdhër mbrojtje.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton policia.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në tiranë dhuna ne familje arrestohen 3 persona në tiranë dhuna ne familje

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...