Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Skrapar, pacienti i ati i sekretares së kryetarit të Bashkisë

5 Gusht 2020, 12:16 Nga DOSJA
Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në Skrapar, pacienti i ati i

SKRAPAR– Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht edhe rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në qytetin e Skraparit, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, banor në qytetin e Skraparit, ku mësohet se është i ati i sekretares së kryebashkiakut të Skraparit. Ky rast i konfirmuar ditën e sotme në Skrapar ka ngritur alarmin Bashkinë, ndërkohë që sekretarja është vendosur në karantinë në pritje të testimit për koronavirusin.

Por ky rast ka shqetësuar të gjithë administratën e bashkisë, deri në daljen e përgjigjeve të analizave të sekretares së këtij Institucioni.

Ndërkohë pritet që në orën 16:00 Ministria e Shëndetësisë të raportojë edhe bilancin ditor të Covid-19 për vendin tonë.

Kujtojmë se deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 5.750 të infektuar ku mes tyre 2520 janë aktivë, ndërsa kanë ndërruar  jetë 176 pacientë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë në Shqipëri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi rasti i pare me covid ne skrapar koronavirusi ne shqiperi rasti i pare me covid ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...