Aktualitet

Vrasja e taksistit Abdulla Budlla, identifikohet autori. Policia “në këmbë”, operacion gjatë natës në Rinas e Nikël

5 Gusht 2020, 12:50 Nga DOSJA
Vrasja e taksistit Abdulla Budlla, identifikohet autori. Policia “në

TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme në zonën e Rinasit dhe të Niklës, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion për kapjen e autorëve. Deri më tani nuk është njoftuar kapja e personit që qëlloi mbi 71-vjeçarin por janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni lidhur me ngjarjen.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kohët e fundit taksisti ka pasur mosmarrëveshj me disa kushërinj të cilët jetojnë në zonën e Fushë-Prezës. Megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me pistën e hetimit. 

Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që në dy zonat e lartpërmendura forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle.

Pasditen e dy ditëve më parë, Abudlla Budlla, 71 vjeç me profesion taksist është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij në Fushë Prezë. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Deri më tani nuk është mësuar asnjë motiv lidhur me vrasjen e tij. Sipas dëshmitarëve dhe Policisë, 71-vjeçari njihej si njeri pa konflikte dhe nuk kishte asnjë precedent kriminal. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdulla budlla te shtena ne fushe preze vritet abdulla budlla abdulla budlla te shtena ne fushe preze vritet abdulla budlla

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...