Aktualitet

5 Gusht 2020, 11:34 Nga DOSJA

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej asaj ditë nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ishte babai i tij, 35-vjeçari Ylli Dalipi, ka denoncuar rastin në Polici duke deklaruar se i biri është parë për herë të fundit kur doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Sipas dëshmitarëve, Roidi ishte i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai dhe është larguar për të mos u kthyer më. Në deklaratën e tij në Polici, babai i të miturit është shprehur se ka frikë se i biri mund të shfrytëzohet si lypës, apo për punë të tjera të pahijshme.

Sipas tij, i biri nuk ka pasur motiv që të largohej nga banesa ndaj kërkon që kushdo që e shikon djalin e tij ta kontaktojë në Facebook.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zhduket i mituri ne tirane zhduket roid dalipi tirane zhduket i mituri ne tirane zhduket roid dalipi

Sondazh

Poll