Aktualitet

Punëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita fshatra në Malësinë e Madhe. Prokuroria nis hetimet

5 Gusht 2020, 11:29 Nga DOSJA
Punëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita fshatra në

MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për shkak të problemit, mbetën pa energji elektrike zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Mësohet se shkak për stakimin e energjisë ishte stakimi që i bëri punëtori i turnit në HEC, ndërkohë që arsye do të hetohen nga Prokuroria.

“Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1. Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë. OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hec-i i ndërlysës hec-i i ndërlysës

Sondazh

Poll