Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Fier (EMRI)

5 Gusht 2020, 11:26 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet

Fier– Policia e Fierit ka arrestuar 28-vjeçarin Klajdi Lamaj, i cili ishte shpallur në kërkim.

28-vjeçari mësohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë në fushën e trafikut të drogës.  Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, pasi më herët ishin arrestuar dy persona të tjerë per trafik droge.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Agimi”. Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

L., 28 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).

Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28-vjeçari në fier arrestohet 28-vjeçari në fier

Sondazh

Poll