Bota

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19, autoritetet paralajmërojnë…

5 Gusht 2020, 08:29 Nga DOSJA
Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19, autoritetet

GREQI- Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë”, tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.

Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit. Në Greqi deri më tani janë infektuar 4.855 persona dhe janë shënuar 209 vdekje.n Greqia vendosi masat e izolimit në mes të marsit duke arritur të frenojë në një masë përhapjen e virusit.

Por, rritja e numrit gjatë ditëve të fundit bëri që autoritetet të obligojnë qytetarët të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura.

Marrë nga: REl

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en greqi sotiris tsiodras koronavirusi en greqi sotiris tsiodras

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2020, 07:16

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 perso...

Bota 5 Gusht 2020, 06:54

LIBAN– Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka reaguar për herë të parë pas  shpërthimit të fuqishëm në kryeqintetin e Libanit, që shkaktoi 78 persona jet...