Bota

Shpërthimi në Liban/ Solidarizohet Franca, Egjipti dhe Danimarka dërgojnë ndihma mjekësore dhe hapin spital në Beirut

5 Gusht 2020, 08:20 Nga DOSJA
Shpërthimi në Liban/ Solidarizohet Franca, Egjipti dhe Danimarka

LIBAN- Vende të ndryshme të botës janë soliadrizuar për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e djeshme në Beirut.

Disa vende tani po shpërndajnë punëtorët e urgjencës dhe stafin mjekësor për të ndihmuar Libanin të që të përballojë këtë situatë katastrofike. Franca ka njoftuar se po dërgon dy aeroplanë me dhjetëra punonjës shëndetësorë.

Presidenti Francez Emmanuel Macron ka thënë po ashtu se do të dërgohen pajisje mjekësore që do të jenë të majftueshme për trajnimni e 500 të plagosurve.

Ndërkohë Egjipti ka hapur një spital në Beirut për të marrë të plagosurit. Danimarka gjithashtu thotë se është e gatshme të sigurojë ndihmë humanitare për Libanin. Edhe Greqia thotë se është e gatshme të ndihmojë autoritetet libaneze me të gjitha mjetet në dispozicion të saj.

Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: TheGuardian

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2020, 07:16

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 perso...

Bota 5 Gusht 2020, 06:54

LIBAN– Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka reaguar për herë të parë pas  shpërthimit të fuqishëm në kryeqintetin e Libanit, që shkaktoi 78 persona jet...