Aktualitet

Sherri për pronën/ I riu në Durrës merr peng 34-vjeçarin nga Lezha

5 Gusht 2020, 08:16 Nga DOSJA
Sherri për pronën/ I riu në Durrës merr peng

DURRËS- Merret peng një person në Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se 29-vjeçari me iniciale F.K ka marrë peng për 1 orë 34-vjeçarin me iniciale D.Xh. Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ku 29-vjeçari ka mbajtur pa dëshirë të riun në mjetin e tij. Autori është arrestuar nga Policia.

Njotimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merret peng i riu në durrës merret peng i riu në durrës

Sondazh

Poll