Shkon i pajetë në spital punëtori 29-vjeçari, policia arreston biznesmenin nga Tropoja. Çfarë u zbulua…
5 Gusht 2020, 07:15Nga DOSJA
TROPOJË– Pronari i një biznesi inertesh në fshatin Bujan të Tropojës është arrestuar pasi një punonjësi i tij ka shkuar pa shenja jete në spital. 48-vjeçari me iniciale Sh.M., u prangos pasi punëtori i ndjerë, 29 vjeç me iniciale A. K. (M.) ndërroi jetë duke rregulluar një makineri.
NJOFTIMI I PLOTË:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.
Ndërkohë, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Q., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Bajram Curri – Fierzë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, automjetin tip “Ford”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– E mërkura ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Pushuesit për dy ditët në vazhdim duhet që të mos e presin një përmirësim moti, kjo...
Gjirokastër- Gjatë orëve të fundit Shqipëria është përfshirë nga një moti i keq. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme.Burime për Do...
Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.Arianit Shehu, drejtori i Institutit Naci...
SHQIPËRI- Rikthehen reshjet e shiut në vend. Meteoalb parashikon se gjatë orëve të para të ditës do të ketë vranësira të dendura dhe rrebeshiu shiu në pjes...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ballkan web, Panorama.com, Tv Klan kanë në faqe të par...
Pogradec- Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një bombol gazi në një shtëpi private në lagjen nr.1 në Pogradec. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur pronari i b...
LIBAN– Një shpërthim masiv ka ndodhur në afërsi të portit të Bejrutit në Liban. Shpërthimi ndodhi në një depo të fishekzjarrëve dhe pamjet e saj tronditën...