Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen 2 maqedonas në Qafë-Thanë, akuzohen për trafik droge dhe mashtrim

5 Gusht 2020, 07:30 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohen 2 maqedonas në

Pogradec- Policia kufitare ka arrestuar në pikën doganore të Qafë-Thanës 2 persona nga Maqedonia e Veriut, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se janë arrestuar R. D., 53 vjeç dhe S. R., 39 vjeç, të cilët akuzohen për trafik droge dhe mashtrim.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen me qëllim ekstradimi dy shtetas maqedonas, të shpallur në kërkim ndëkombëtar nga autoritetet gjyqësore austriake dhe sllovene.

Ndalohet një 53-vjeçar për veprën penale “Trafik droge” dhe një 39-vjeçar për “Mashtrim kundër qeverisë”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Interpol Tiranën, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• R. D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë.

• S. R., 39 vjeç, banues në Labunishta, Strugë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik droge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite burg.

Gjithashtu edhe shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 maqedonas në qafë thanë arrestohen 2 maqedonas në qafë thanë

Sondazh

Poll