Aktualitet

Shqipëria në “pushtetin” e shiut/ Prishen pushimet e turistëve por fiken zjarret… Tragjedi në Himarë, mbytet në det

5 Gusht 2020, 06:45 Nga DOSJA
Shqipëria në “pushtetin” e shiut/ Prishen pushimet e

TIRANË– E mërkura ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Pushuesit për dy ditët në vazhdim duhet që të mos e presin një përmirësim moti, kjo pasi situata pritet që të rregullohet në fundjavë. Reshjet e shiut me dentësi të larta kanë ‘prishur punë’ në qytetet turistike, duke bërë që turistët të izolohen ose të largohen fare drejt banesave të tyre.

Pavarësisht thirrjes së Policisë së Shtetit për të qëndruar larg detit, familja e Robert Ramës vendosi ndryshe. Ai bashkë me gruan dhe dy djemtë dolën në orët e parë të mëngjesit që të mblidhin rrjetat e peshkimit me varkën e tyre por sapo familja kishte dalë në det të hapur u godit nga një stuhi. Si pasojë ndërroi jetë gruaja, trupi i të cilës nuk është gjetur ende, ndërsa një prej djemve është në gjendje të rëndë. Rama dhe djali tjetër kanë shpëtuar gjithashtu dhe janë në gjendje të mirë. 

Gjithashtu shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore të vendit si pasojë e dëmtimeve ose cilësisë së keqe të punimit. Për shkak të erës një pemë në aksin Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar pasi një pemë është rrëzuar në fshatin Lazarat. Ndërsa në ish-kamp në Dhërmiut, është rrëzuar një shtyllë elektrike, duke lënë disa orë pa drita zonën. 

Por shiu ka pasur edhe të mira. Kur prej ditësh Shqipëria ishte nën pushtetin e flakëve, të cilat digjinin pyje në jug e veri, reshjet e shiut kanë bërë punën e zjarrfikësve. Po ashtu edhe në liqenin e Fierzës, reshjet kanë ndikuar për mirë. Pas disa muajve thatësirë, në liqen është rritur niveli i ujit, duke e kaluar edhe në basenet kryesore të qytetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mot i keq ne shqiperi mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll