Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri 22 mijë paund të padeklaruara, kapet udhëtari në Rinas, paratë i kishte fshehur në valixhe

5 Gusht 2020, 07:39 Nga DOSJA
Tentoi të fuste në Shqipëri 22 mijë paund të

TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 22 mijë paund të padeklaruara. Uniformat blu bëjnë me dije se personi me iniciale  D.T. i kishte fshehur paratë në valixhe dhe në trup. Ai ishte nisur bashkë me paratë nga Londra drejt Shqipërisë, por u kap nga policia gjatë kontrollit në aeroport. Ndaj poseduesit me inicialet D.T.kanë nisur hetimet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Sezoni turistik rrit dhe numrin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 22 mijë paund në rinas kapen 22 mijë paund në rinas

Sondazh

Poll