Aktualitet

Organizonte dasma, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Fier

5 Gusht 2020, 06:45 Nga DOSJA
Organizonte dasma, gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një

FIER– Policia e Fierit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë, 63-vjeçarin me iniciale F.V, pasi organizonte dasma në restorantin e tij. Sipas Policisë, 63-vjeçari ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administratorë shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 63-vjeçari në fier arrestohet 63-vjeçari në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2020, 18:00

TIRANË- Ky është Roid Dalipi, një 11-vjeçar që është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë...