Aktualitet

U qëllua me 7 plumba dhe u la mbi një fuçi, mister motivi i vrasjes së taksistit 71-vjeçar nga Preza. Policia pret përgjig

5 Gusht 2020, 07:46 Nga DOSJA
U qëllua me 7 plumba dhe u la mbi një fuçi, mister motivi i

TIRANË– Dy ditë kanë kaluar nga vrasja e mistershme e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla në Fushë Prezë dhe ende Policia nuk ka asnjë pistë hetimi për të zbardhur ngjarjen.

Kështu Policia ka nisur hetimet edhe jashtë vendit, duke dërguar në Itali një kërkesë për të mësuar më shumë lidhur me jetën që dy djemtë e të moshuarve që jetojnë atje prej më shumë se dy dekadash.

Ndonëse deri tani as viktima, as 3 djemtë e tij, qoftë ata në Itali, apo edhe djali tjetër që punon taksist pranë Rinasit, nuk rezultojnë problematikë apo me precedentë penalë dhe pa probleme me drejtësinë. “Historiku” i tyre i pastër ngre edhe më shumë pikëpyetjet lidhur me motivet e vrasjes së 71- vjeçarit.

Por si ndodhi ngjarja?

Pasditen e dy ditëve më parë, Abudlla Budlla, 71 vjeç me profesion taksist është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij në Fushë Prezë. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdulla budlla te shtena me arme ne fushe preze abdulla budlla te shtena me arme ne fushe preze

Sondazh

Poll