I dënuar me burg nga Gjykata e Milanos, arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë Anton Kola
5 Gusht 2020, 06:20Nga DOSJA
LEZHË– 51-vjeçari Anton Kola, banues në ishull Lezhë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kola ishte dënuar nga Gjykata e Milanos në mars të vitit 2011 me 6 vite e 10 muaj burg pasi akuzohej për “trafik të lëndëve narkotike”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Rikthehen reshjet e shiut në vend. Meteoalb parashikon se gjatë orëve të para të ditës do të ketë vranësira të dendura dhe rrebeshiu shiu në pjes...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ballkan web, Panorama.com, Tv Klan kanë në faqe të par...
Pogradec- Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një bombol gazi në një shtëpi private në lagjen nr.1 në Pogradec. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur pronari i b...
LIBAN– Një shpërthim masiv ka ndodhur në afërsi të portit të Bejrutit në Liban. Shpërthimi ndodhi në një depo të fishekzjarrëve dhe pamjet e saj tronditën...
TIRANË- Lagjia e njohur si Senatoriumi në Tiranë prej dita ditësh vuan mungesën e ujit. Problemi është bërë publik në media që në datën 1 gusht, por duket ...
Aktualitet 4 Gusht 2020, 18:00
TIRANË- Ky është Roid Dalipi, një 11-vjeçar që është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë...
VLORË- Gushti sjell shpresë që fluksi i zakonshëm i pasagjerëve, pushuesve dhe turistëve të cilët mbërrijnë me dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi-Vlorë d...
TIRANË – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në rrugën “Merdar Shtylla” në zonën e Komunës së Pa...
GREQI- Qeveria greke ka vendosur rregulla të reja për të gjithë udhëtarët nga Shqipëria që duhet të hyjnë në territorin grek. Pas hapjes së linjave ajrore Tiran...