Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë private në Pogradec, plagoset 64-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit (EMRI)

5 Gusht 2020, 05:53 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në një banesë private në

Pogradec- Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një bombol gazi në një shtëpi private në lagjen nr.1 në Pogradec. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur pronari i banesës, 64-vjeçari Ylli Latifllari. Ky i fundit është nisur me urgjencë,  tek reparti i djegieve në Tiranë, pasi ka pësuar dëmtime të shumta.

Latifllari dyshohet se ishte ngritur të bënte kafen e mëngjesit në kohën kur ka shpërthyer gazi. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses.

Njoftimi i Policisë: 

Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit.

Ndërkohë, bombolat e gazit të pakontrolluara janë shndërruar në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Ditën e djeshme në Dibër, 5 anëtarë të një familje mbetën në qiell të hapur, pasi u shpërtheu bombola në banesën e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagpset pronari në pogradec shpërthen bombola në pogradec plagpset pronari në pogradec shpërthen bombola në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2020, 18:00

TIRANË- Ky është Roid Dalipi, një 11-vjeçar që është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë...