Aktualitet

Nxorrën pllaka dekorative në malin e Tomorrit/ Shpallet në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama, arrestohen bashkëpunëtori

4 Gusht 2020, 09:52 Nga DOSJA
Nxorrën pllaka dekorative në malin e Tomorrit/ Shpallet në

BERAT- Shpallet në kërkim 61-vjeçari Selim Qama, babai i deputetit të opozitës së re, Klajdi Qama. 61-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi është administratori i një firme që nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme në Malin e Tomorrit. 61-vjeçari vijonte aktivitetin, ndërkohë që licenca e subjektit që ai drejtonte ishte pezulluar.

Sakaq, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij në biznes, 26-vjeçarin me inciale D.L dhe punëtorin e firmës,  40 vjeçarin me iniciale S.K. Edhe këta të fundit akuzohen se në dy mjete pa targa kanë ngarkuar pllaka dekorative, të cilat janë nxjerrë nga Mali i Tomorrit. Të tre personat akuzohen se materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Mbi të tre persona rëndojnë veprat penale: “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e njoftimin e Policisë. 

Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputeti, Klajdi Qama, i cili shprehet se për këtë çështje do të flasë, sapo të njihet me hetimet.

Klajdi Qama, hyri në Kuvend nga listat shumëemërore të LSI, pasi deputetët e opozitës dorëzuan mandatet në shkurt të 2019. Qama ishte pjesë e listave për deputetë në qarkun e Beratit. Por, ai ka qenë në herët i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.  Kjo vepër penale konsiderohet si e rehabilituar dhe nuk i sjell probleme për mandatin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi qama selim qama shpallet në kërkim babai i deputetit klajdi qama selim qama shpallet në kërkim babai i deputetit

Sondazh

Poll