Aktualitet

Përfshihet nga flakët një zonë e pyllëzuar në Fushë-Krujë, zjarri po i afrohet varrezave të fshatit dhe disa banesave

4 Gusht 2020, 09:40 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një zonë e pyllëzuar në

Fushë-Krujë/Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë tokë e pyllëzuar. Siç edhe në foto  zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur shumë pemë dhe shkurre. Sipas zjarrfikësve zjarri është i qëllimshëm.

Për shkak të përhapjes se madhe të zjarrit, përpos zjarrfikëses së Krujës është e nevojshme edhe ndërhyrja e një zjarrfikësve pritave, e cila operon në zonën e Niklës. Ndërkohë flakët e zjarrit po i afrohet varrezave të fshatit dhe disa banesave.

Prej më shumë se dy ditësh Shqipëria është në flakë. Vijon zjarri në pyllin e Semanit në Fier, pasi  flakët janë favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Sakaq, në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri  në pyjet e fshatit Katund i Vjetër. Intesiteti i zjarrit ka rënë në këto zona, por gjithsesi vijon të digjet bimësi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne fushe kruje shqiperia ne flake zjarr ne fushe kruje

Sondazh

Poll