Aktualitet

Goditi me sende të forta punonjësen e Policisë Rrugore, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe 2 shoferë

4 Gusht 2020, 08:12 Nga DOSJA
Goditi me sende të forta punonjësen e Policisë Rrugore,

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 56-vjeçari me iniciale V.M, i cili ka goditur me sende të forta një punonjëse të Polcisë Rrugore. Ndërkohë janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë për ndërtim pa leje, thyrje mase sigurie dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në rrugën e “Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.B., 29 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Kika”, në taracën e pallatit, ku është ambient i përbashkët, ka tejkaluar deklaratën paraprake te punimeve duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 29 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

D.K., 20 vjeç, pasi në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar motorrin pa lejen përkatese ;

G.D., 46 vjeç, pasi në rrugën “Lek Dukagjini”, u kap duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur në masë 1.21 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll