Aktualitet

Dhunuan një person dhe i qëlluan makinën me armë, prangosen 2 të rinjtë në Lepenicë të Vlorës

4 Gusht 2020, 08:52 Nga DOSJA
Dhunuan një person dhe i qëlluan makinën me armë, prangosen

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, N. A dhe  L. A, pasi kanë dhunuar dhe kanosur qytetarin me inciale Xh. A. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Dy të rinjtë, përkatësisht 31 dhe 26 vjeç anë konfliktuar për motive të dobëta me qytetarin Xh.A, duke e goditur dhe kanosur këtë të fundit. Po kështu,  i kanë dëmtuar automjetin me armë gjahu.

“Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre dy shtetasve për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selenice selenice

Sondazh

Poll