Aktualitet

25 ditësh betejë ish-deputeti konfirmon shërimin nga COVID: S’ka më virus në trupin tim, por kjo e keqe nuk kaloi pa dhë

4 Gusht 2020, 08:35 Nga DOSJA
25 ditësh betejë ish-deputeti konfirmon shërimin nga COVID:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi është shëruar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Toçi, i cili shkruan se edhe pse është shëruar sërish pandemia nuk i ka kaluar pa i dhënë një goditje në mushkëri.

Kështu që Toçi do të duhet të qëndrojë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sauk edhe për pak kohë, për të qënë nën kujdesin e mjekëve.

“Pas 25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit të dytë, i cili rezultoi NEGATIV. Ky është një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm. Dua të mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janë angazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate. Nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj të kohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së të tjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre. Me ato që kam parë e shoh çdo ditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën e angazhimit njerëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t’ju shërbyer dhe për t’i shpëtuar jetët njerëzore. Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë!

Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi rezultoi pozitiv me COVID-19 disa javë më parë por u shtrua në spital më 17 korrik pas disa ditësh që rrinte i izoluar në shtëpi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir toci fatmir toci me covid-19 fatmir toci fatmir toci me covid-19

Sondazh

Poll