Aktualitet

Tentoi të kalonte doganën me 42 mijë paund në valixhe, policia sekuestron paratë dhe nis hetimet për një person në Rinas

4 Gusht 2020, 08:59 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte doganën me 42 mijë paund në valixhe,

TIRANË- Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara. Mësohet se është vënë nën hetim personi me iniciale B.K, i cili po tentonte të kalonte kufirin me shumën e parave brenda në valixhe. Mbi të rëndon vepra penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 42.000 Paund cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me itinerar Luton-Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 42 mijë paund në rinas sekuestrohen 42 mijë paund në rinas

Sondazh

Poll