Aktualitet

Ndryshime në Shkodër/ Ndërrohet drejtori i Tatimeve, pritet të zëvendësohet edhe Ditmir Bushati (EMRAT)

4 Gusht 2020, 07:23 Nga DOSJA
Ndryshime në Shkodër/ Ndërrohet drejtori i Tatimeve, pritet

SHKODËR- Largohet drejtori i Tatimeve në Shkodër, Herion Jashari. Mësohet se në vend të tij është vendosur Myzafer Bushi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të degës së thesarit në Shkodër.  Po kështu, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në ditët në vijim do të ketë shkarkime të tjera drejtorësh në këtë qark.

Nga ana tjetër pritet që i deleguari i PS-së për qarkun Shkodër të vendoset deputeti Ilir Beqaj, duke zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin.

Sakaq, pak ditë më parë u larguan nga detyra tri zv/ministrat e Drejtësisë, Infrastrukturës dhe Ministrisë së Brendshme. Rovena Voda, Fjoralba Caka e Dorina Çinari ikin me hije të dyshimta pasi arsyet nuk dihen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ditmir bushati herion jashari ilir beqaj ditmir bushati herion jashari ilir beqaj

Sondazh

Poll