Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Shqipëria në flakë! Vijon djegia e bimësise nga Veriu në Jug. Braçe “gjen” fajtorët, Xhaçka angazhon 200

4 Gusht 2020, 06:59 Nga DOSJA
VIDEO+FOTO/ Shqipëria në flakë! Vijon djegia e bimësise nga

SHQIPËRI- Shqipëria është ende në flakë. Vijon zjarri në pyllin e Semanit në Fier, ndërkohë flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë pushuar vendin javët e fundit.

Zjarrfikëset në bashkëpunim me ushtrinë edhe nuk ka neutralizuar ende flakët. Edhe pse është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ende nuk ka asnjë helikopter për ndihmë nga ajri, ndërsa zjarrfikësit punojnë në terren me efektivë të Forcave të Armatosura. 

Sakaq, prej dy ditësh ka vatra zjarri  në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik dhe në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Zjarri vijon edhe në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik, edhe pse intensiteti ka rënë, ndërkohë që vatra të reja janë aktivizuar sot në Kukës. Deri më tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre, ndërsa edhe pse dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ende nuk ka asnjë të prangosur.

Deri më tani nga qeveria ka reaguar vetëm zv.kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se zjarret janë ndezur qëllimisht për të sfiduar qeverinë, ndërsa premton se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Po ashtu sot ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka njoftuar për angazhimin e 200 efektivëve të FA-ve në terren. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pyjet ne shqiperi shqiperia ne flake zjarret djegin mijera hetare pyje digjen pyjet ne shqiperi shqiperia ne flake zjarret djegin mijera hetare pyje

Sondazh

Poll