Aktualitet

Erdhi në Shqipëri për të vrarë biznesmenin Albano Aliko, terroristi Komron Zukhurov ekstradohet drejt Gjermanisë

4 Gusht 2020, 07:42 Nga DOSJA
Erdhi në Shqipëri për të vrarë biznesmenin Albano

TIRANË- Ekstradohet drejt Gjermanisë terroristi Komron Zukurov. Sot është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi që terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov të ekstradohet drejt Gjermanisë.

24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Zukurov akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste|’ dhe  dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.

Ndërkohë në Shqipëri ai kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko, për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë. Por, në seancën e fundit gjyqësore avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, kërkoi që klienti i tij të mos ekstradohej në Taxhikistan,  pasi atje e kanë dhunuar me rrymë elektrike

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.08.2020 u krye ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit K. Z., 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan. Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë inestigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman. Rrethanat e ngjarjes: Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte “xhihad” në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtarëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristi në tiranë komron zukurov arrestohet terroristi në tiranë komron zukurov

Sondazh

Poll