Bota

39-vjeçari gjerman gjendet i vdekur në Mitrovicë, dyshohet se është hedhur nga dritarja e hotelit (EMRI)

3 Gusht 2020, 14:30 Nga DOSJA
39-vjeçari gjerman gjendet i vdekur në Mitrovicë, dyshohet se

KOSOVË– Një shtetas gjerman, 39-vjeçar ditën e sotme ka ndërruar jetë në Mitrovicë të Kosovës. Sikurse raportojnë edhe mediat e huaja

39-vjeçari gjerman është infentifikuar si Thomas Kortendiek, i cili jetonte prej kohësh në Kosovë.

Ndërkohë ende nuk është zbardhur ngjarja, por mediat vendase shkruajnë se shtetasi gjerman është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë. Prej kohësh jetonte në Kosovë, ku edhe punonte në një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.

Vdekja e 39-vjeçarit gjerman në Mitrovicë është konfirmuar edhe nga  zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

 “Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”-ka deklaruar Zahiti.

Ndër të tjera ai ka tënë se dyshimet e para janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avni zahiti kosove thomas kortendiek vdekja e gjermanit ne kosove avni zahiti kosove thomas kortendiek vdekja e gjermanit ne kosove

Sondazh

Poll