Bota

Ministri i Brendshëm i Indisë rezulton pozitiv me Covid-19/ Amit Shah: Të gjithë ju që keni pasur kontakte me mua, izolohu

3 Gusht 2020, 14:14 Nga DOSJA
Ministri i Brendshëm i Indisë rezulton pozitiv me Covid-19/ Amit

INDI- Ministri i Punëve të Brendshme të Indisë, Amit Shah, ka rezultuar pozitiv me Covid. Lajmin e ka bërë me dije vetë Shah përmes një postimi në “Twitter” ku tregoi se është shtruar në spital dhe po mjekohet në spital.  Ndër të tjera ai u ka kërkuar të gjithëve që janë takuar me të kohët  e fundit të izolohen.

“Kërkoj nga të gjithë ju që keni pasur kontakt me mua ditët e fundit që të izoloheni dhe të testoheni”, tha ai.

Ndërkohë mediat e huaja janë shprehur se duke qenë se ministri ka rezultuar pozitiv ai ka shkaktuar frikë, pasi mund të kishte infektuar kryeministrin Narendra Modi, kjo pasi dyshja morën pjesë në një takim të kabinetit të mërkurën e javës së kaluar.

Amit Shah, është njëri nga politikanët më të rëndësishëm të Indisë dhe një nga njerëzit më të afërt me kryeministrin Narendra Modi.

India është një nga vendet më të goditura nga Covid-19 ku deri më tani janë regjistruar 1,822,112 raste të reja dhe 38.400 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Burimi:telegraph.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi narendra modi koronavirusi ne indi narendra modi

Sondazh

Poll