Bota

Vdiqën 43 persona/ Dy vjet pas shembjes përurohet ura “Morandi” në Gjenova

3 Gusht 2020, 13:12 Nga DOSJA
Vdiqën 43 persona/ Dy vjet pas shembjes përurohet ura

ITALI– Dy vjet më parë në qytetin e Gjenonës në Itali u shemb një urë, ku për pasojë mbetën të vdekur 43 persona.

Ndërkohë këtë të hënë autoritetet italiane kanë përuruar urën e re në Gjenova.

Ndërtimi i urës ka përfunduar pas 15 muaj punë pa ndalesë, ndërsa mediat vendase kanë njoftuar se pasditen e sotme rreth orës 18: 00 do të mbahet një ceremoni për rindërtimin e urës ku do të jetë prezentë edhe kryeministri i vendit, Giuseppe Conte dhe Sergio Mattarella.

Por familjarët e viktimave kanë refuzuar të marrin pjesë në përurim por do të takohen pas nëntë ditësh, për të përkujtuar tragjedinë.

14 gushtin e 2018 në të gjithë Italinë dhe mbarë botën arriti lajmi shokues, ku me shembjen e urës kishin mbetur të vdekur 43 persona.

Shkak për shembjen e urës “Morandi”, e quajtur sipas inxhinierit që e dizenjoi, janë bërë shirat e rrëmbyeshëm.

Një dramë që është akoma “e freskët”, ndërsa sot është një ditë feste.

Burimi: ilmessaggero.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali ura morandi itali ura morandi

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2020, 11:41

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

RUSI– Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se instit...