Bota

Vritet me armë zjarri gazetari meksikan Pablo Morrugares dhe truproja e tij

3 Gusht 2020, 13:57 Nga DOSJA
Vritet me armë zjarri gazetari meksikan Pablo Morrugares dhe truproja e tij

MEKSIKË– Një gazetar meksikan është vrarë nga njerëz të armatosur që sulmuan restorantin në të cilin ai ishte duke darkuar në qytetin e Iguala.

Bëhet fjalë për gazetarin Pablo Morugares, i cili është edhe autor i uebsajtit “Notisias”.

Ky nuk ishte sulmi i parë që i bëhej gazetarit  meksikan, pasi edhe në vitin 2016 ai ishte përballur me një sulm që arriti ti mbijetonte, prandaj që prej asaj kohe Morrugares kishte caktuar një truprojë.

Ndërkohë sëbashku me të ka gjetur vdekjen edhe truproja e tij. Morrugares ishte redaktori i “Noticias”, uebsajti në të cilin botoheshin lajme të krimeve në vend, pasi është një nga zonat më të dhunshme të Meksikës.

Pablo është gazetari i katërt i vrarë në Meksikë përgjatë vitit 2020, ndërsa policia konfirmoi se ai u vra në orën 1 të natës teksa ndodhej në një restorant së bashku me truprojën e tij.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota noticias pablo morugares noticias pablo morugares

Sondazh

Poll