Bota

“Ligji është i barabartë për të gjithë”/ Super-hetuesja që arrestoi “peshqit e mëdhenj” të Rumanisë emërohet

3 Gusht 2020, 13:48 Nga DOSJA
“Ligji është i barabartë për të

RUMANI– Laura Codruta Kövesi është një nga prokuroret më të njohura në Europë, e cila e ka fituar emrin e saj si kryetarja e agjencisë së respektuar të anti-korrupsionit të Rumanisë, ADN. Ajo ndoqi këmba-këmbës ministrat e qeverisë dhe kryetarët e bashkive, duke u bërë shpejt e preferuara e parlamentit Evropian dhe fushatave anti-korrupsion.

Kövesi ka popullaritet më shumë se vetë qeveria dhe u zotua për t’u bërë prokurorja e parë publike e Evropës. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, qeveria rumune ka rënë dhe Kovesi po përgatitet të fillojë punën në zyrën e prokurorit publik evropian (EPPO), organi i parë i BE që drejton hetimet penale.

“Pika kryesore për sukses do të jetë besimi i qytetarëve në institucionin tonë”, tha prokurorja, e cila tani ndalohet nga njerëzit në rrugë për foto.

EPPO, një ide e cila ka 25 vjet që “bluhet”, i lejon BE-së që te hetojë raste mashtrimesh që përfshijnë fondet evropiane.

Kovesi do të drejtojë organizatën nga Luksemburgu, e ndihmuar nga një prokuror prej secilit vend anëtar.

Zyrtarët e BE kanë kohë që shqetësohen se qeveritë kombëtare nuk i japin përparësi krimeve ndërkufitare ose përpjekjeve për vjedhje nga buxheti i BE-së, ku çështjet shpesh janë komplekse. Zyra e BE kundër mashtrimit, OLAF, heton shkeljet administrative, por vetëm mund t’i referojë çështjet në policinë kombëtare. Vetëm gjysma e këtyre çështjeve çojnë në aktakuzë.

EPPO pritet të marrë më shumë se 3,000 raste por problemi i saj më i madh mund të jetë vendimi i pesë vendeve anëtare të BE-së – Danimarka, Irlanda, Hungaria, Polonia dhe Suedia – duke mos u përfshirë.

Pritshmëritë për Kovesit janë të mëdha. Familjet e gazetarëve investigativë të vrarë:  Daphne Caruana Galizia dhe Ján Kuciak i shkruajtën këshillit të ministrave të BE-së duke e përshkruar atë si “kandidaten më të guximshme dhe më të dalluar për punën”.

Duke reflektuar mbi ato pritshmëri, Kövesi tha: “Unë jam i njëjti person siç isha në pozicionin tim të mëparshëm, kështu që do të bëj çmos … dhe nuk do të jem vetëm.”

Burimi: The Guardian

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota krueprokurore e evropes laura codruta kovesi krueprokurore e evropes laura codruta kovesi

Sondazh

Poll