Bota

Arrestohet drejtuesi i njohur i kartelit të drogës ‘El Marro’ në Meksikë

3 Gusht 2020, 13:43 Nga DOSJA
Arrestohet drejtuesi i njohur i kartelit të drogës ‘El

MEKSIKË-Ushtria Meksikane ka arrestuar të dielën liderin e dyshuar të kartelit të drogës Santa Rosa de Lima, José Antonio Yépez Ortiz, i njohur ndryshe edhe si “El Marro”.

Nga mediat e huaja mësohet se autoritetet federale dhe shtetërore e arrestuan “El Marron” në shtetin Guanajuato, në qendër të Meksikës. Por përveç tij janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë, ndërsa një grua, sipërmarrëse e disa bizneseve në Meksikë, e cila ishte rrëmbyer prej tyre, u arrit të shpëtohej.

Ministri meksikan i Sigurisë, Alfonso Durazo, njoftoi se mbi Yépez Ortiz rëndojnë akuzat e krijimit të organizatës së strukturuar kriminale dhe vjedhje karburanti. Edhe presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador vlerësoi punën e autoriteteve.

“U arrit një arrestim shumë i rëndësishëm. Duhet të vazhdojmë të merremi me shkaqet e dhunës në vendin tonë. I themi “jo” korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.”- tha ai.

Kujtojmë se në tetor të 2019 autoritetet në Meksikë arrestuan për pak orë Ovidio Guzmán, djalin e ish-kreut të kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzmán. Por ai u lirua pasi pjesëtarë të kartelit morën peng disa efektivë të forcave të sigurisë dhe paralizuan gjithë qytetin Kuliakian.

Burimi: Abc13.com

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota el marro meksike el marro meksike

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2020, 11:41

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?

RUSI– Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se instit...