Sport

Tiranës nuk i del pija e titullit, Teuta nuk mbetet “thatë” për 100 vjetorin

2 Gusht 2020, 19:49 Nga DOSJA
Tiranës nuk i del pija e titullit, Teuta nuk mbetet

TIRANË- Teuta dhe Tirana luajtën finalen e Kupës së Shqipërisë, trofe të cilin e kërkuan për festuar 1 shekull nga krijimi i tyre.

Ekipi i Martinit ja doli të fitonte 2-0 duke mposhtur një ekip që vetëm në mesjavë ngriti titullin. Bardheblutë zhvilluan një 90 minutësh për t’u harruar pasi u pa në fushë një skuadër ndryshe nga ajo e kampionatit.

Hoxha në minutën e 2-të kaloi në avantazh blutë ndërsa në minutën e 79-të Vila ja doli të shënonte golin e dytë.

GOLAT: Rustem Hoxha minuta e 2-të; Lorenco Vila minuta e 78-të

FORMACIONET

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

(E.Ç. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e shqiperise teuta teuta fiton kupen e shqiperise tirana kupa e shqiperise teuta teuta fiton kupen e shqiperise tirana

Sondazh

Poll