Sport

Conte me tone të ashpra për drejtuesit e klubit: Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar

2 Gusht 2020, 14:49 Nga DOSJA
Conte me tone të ashpra për drejtuesit e klubit: Puna ime dhe

ITALI- Trajneri i Interit, Antonio Conte është shprehur i zhgënjyer nga drejtuesit e klubit për mosvlerësimin e punës së tij edhe të lojtarëve këtë sezon. Në një konferencë për shtyp pas mbarimit të ndeshjes së fundit të kampionatit italian, ai theksoi se nuk kishte marrë mbështetje nga drejtuesit kur ekipi nuk merrte rezultate pozitive në ndonjë ndeshje.

Ai gjithashtu vazhdoi duke thënë se duheshin të behëshin të fortë si skuadër për të vazhduar përpara por kjo nuk erdhi në asnjë moment.    

Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar. Jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Kur dëshiron të fitosh dhe të shkurtosh diferenca, duhet të tregoheni të fortë në fushë. Njerëzit duhet të të mbështesin në çdo moment të mirë apo të keq. Kjo nuk ka ndodhur tek Interi. E kuptoj sepse kjo na ndihmoi të bashkoheshim dhe të përballeshim me çdo vështirësi. Urime djemve”, përfundoi deklaratën e tij Conte.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2020, 13:15

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarj...