Sport

Presidenti i Barcelonës sqaron tifozët: Për Martinez kemi marrë një vendim të përbashkët me Inter

2 Gusht 2020, 17:06 Nga DOSJA
Presidenti i Barcelonës sqaron tifozët: Për Martinez kemi

SPANJË- Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk do të transferohet te Barclona. Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një prononcim për mediat spanjolle.

22-vjeçari është një nga objektivat me të mirë për sulmin e katalanasve, por shuma që kërkon Interi për kartonin e Martinez nuk përballohet dot nga arkat e tanishme të Barcelonës. Josep Maria Bartomeu, gjatë prnoncimit është shprehur se negociatat me klubin zikaltër janë ndërprerë për momentin, por më një vazhdim në moment tjetër ku situata financiare e skuadrës të jetë më e favorshme.

Kemi biseduar javët e fundit me Interin në lidhje me Lautaro Martinez, por negociatat janë ndërprerë me marrëveshje të ndërsjelltë mes dy klubeve. Situata aktuale nuk parashikon transferime me shifra të mëdha financiare”, thekson presidenti i Barcelonës.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter lautaro martinez merkato verore barcelona inter lautaro martinez merkato verore

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2020, 13:15

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarj...