Sport

Odise Roshi thjesht fantastik në Rusi, renditet mes pesë më të mirëve këtë sezon

2 Gusht 2020, 15:16 Nga DOSJA

RUSI- Odise Roshi që prej vitit 2016 është pjesë e ekipit Akhmat Grozny në Rusi. Sezoni i fundit ka qenë më i miri për futbollistin nga Fier.

Tetë golat e shënuar këtë sezon ne kampionat dhe ne kupë e kanë bërë 29-vjeçarin golashënuesin më të mirë të ekipit Akhmat. 

Ndërsa faqja zyrtare e Premier League në Rusi ka publikuar një listë të pesë lojtarëve driblues më të mirë këtë sezon në kampionatin rus. Ku Roshi renditet në vend të tretë me 62% efikasitet.

Në 110 tentativa për driblime Roshi ja ka dalë 68 raste duke i lënë kundërshtarët të “gisht në gojë”, shifër e cila e pozicionon 29-vjeçarin mes elitës ruse të futbollit.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akhmat grozny odise roshi akhmat grozny odise roshi

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2020, 13:15

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarj...