Sport

VIDEO/Vllaznia qëndron në Superiore, kuqeblutë fitojnë finalen ndaj Besëlidhjes

2 Gusht 2020, 19:04 Nga DOSJA
VIDEO/Vllaznia qëndron në Superiore, kuqeblutë fitojnë

SHKODËR-Vllaznia do të jetë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Në Loro Boroçi skuadra e Hysen Dedjas fitoi 3-1 ndaj Besëlidhjen në sfidën play-out duke qëndruar mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Një sukses i merituar i Vllaznisë që ishte superiore ndaj skuadrës lezhjane në çdo drejtim dhe e dominoi takimin.

Shkodranët zhbllokuan shifrat me Arsid Krujan pas çerek ore lojë, ndërkohë që 4 minuta më vonë në të 19-ën Herald Marku dyfishoi shifrat në favor të shkodranëve.

Gjithsesi Besëlidhja nuk u dorëzua dhe rihapi sfidën me golin e Djordevic në minutën e 33-të, por vetëm kaq për lezhjanët pasi pjesa e dytë foli pothuajse e gjitha për vendasit që falë finalizimit të kapitenit Gilman Lika në minutën e 79-të, vulosën qëndrimin në Superiore edhe për sezonin 2020-2021.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport beselidhja superiore vllaznia beselidhja superiore vllaznia

Sondazh

Poll