Sport

Ronaldo zbulon të ardhmen e tij, ja çfarë thotë ai për Juventusin

2 Gusht 2020, 15:38 Nga DOSJA
Ronaldo zbulon të ardhmen e tij, ja çfarë thotë ai

ITALI- Cristiano Ronaldo në një postim në Instagram i ka shprehur mirënjohjen fansave për mbështetjen dhe ndihmesën që i kanë dhënë për të fituar titullin e dytë në Serie A.

Ai gjithashtu me anë të këtij postimi ka zgjedhur që të qetësoj të gjithë fansat e Juventusit nga fjalët e përhapura se do të largohej nga bardhezinjtë.

I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh gjithnjë më mirë se më parë.Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”, shkruan Ronaldo në postimin e tij.

Ndërsa këtë sezon Ronaldo e mbylli në kuotën e 31 golave duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në kampionatin italian pas sulmuesit të Lacios, Immobile i cili e mbylli sezonin e tij në kuotën e 36 golave.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2020, 13:15

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarj...