Bota

ME VIDEO: “Lutuni për mua!”/ I mbijetoi luftes, infektohet nga pandemia veterani i UÇK-së, mezi merr frymë por publikon

2 Gusht 2020, 12:12 Nga DOSJA
ME VIDEO: “Lutuni për mua!”/ I mbijetoi luftes, infektohet nga

PRISHTINË– Një video e publikuar nga veterani i luftës, Zekri Agushi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. I riu ka treguar se është infektuar nga pandemia e koronavirusit dhe që prej 5 ditësh ka simptoma të rënda. 

Agushi shprehet se është në ditën e pestë dhe ka shumë temperaturë, duke shtruar se ka pasur raste që ka humbur edhe vetëdijen për shkak të gjendjes së dobët.

 

Shqiptarë kudo që jeni, jam infektuar me COVID. Kam temperaturë shumë të madhe, E pesta ditë dhe flaka më doli. U rrëzova në banjo. Jam invalid i luftës. Unë kërkoj vetëm të luteni për mua,”-shprehet ai në video.

Në gjithë Kosovën deri tani kanë ndërruar jetë 236 pacientë, ndërsa janë infektuar më shumë se 8500 persona. Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë ndërsa prej kohësh është dhënë alarmi se nuk ka më kapacitete. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove zekri agushi koronavirusi ne kosove kosove zekri agushi

Sondazh

Poll