Bota

Keq situata! Mbushet Spitali Infektiv në Kosovë, pacientët me Covid-19 kalojnë në repartin e Gjinekologjisë

2 Gusht 2020, 06:55 Nga DOSJA
Keq situata! Mbushet Spitali Infektiv në Kosovë, pacientët me

PRISHTINË– Situata me pandeminë e koronavirusit në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë që kalon. Për shkak të numrit të madh të të shtruarve në spitalin Infektiv, është vendosur që një pjesë e tyre tek kalojnë në objektin e Gjinekologjisë, gjë që ka shqetësuar zonjat e shtruara.

Gjinekologu Zef Ndrejaj, thotë se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe është bërë vetëm për një arsye; mungesa e shtretërve tek Infektivi. Më tej ai ka sqaruar se rreth 260 gratë e shtruara deri më tani nuk do të kenë asnjë kontakt me pacientët me COVID, madje ndaj ana tjetër nuk do të hyjnë as gratë shtatzëna. 

Për të lehtësuar sadopak punën e spitalit Infektiv, tek Gjinekologjia janë vendosur 21 shtretër për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të infektuarve nga pandemia që ka pushtuar gjithë globin.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 8104 nga pandemia, 212 prej të cilëve kanë ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove zef ndrejaj koronavirusi ne kosove kosove zef ndrejaj

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2020, 20:25

SHBA-Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.Ajo është imigrante nga S...