Sport

Sulmuesi i PSG shtang parisienët me gafën e tij, shikoni reagimin e Mbappe (Video)

8 Prill 2019, 13:32 Nga DOSJA
Sulmuesi i PSG shtang parisienët me gafën e tij, shikoni reagimin e

Eric Choupo Moting e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike në gjermani dhe tani aktivizohet në një nga ekipet më të shtrenjta në botë, PSG.

Kjo periudhë nuk ka qenë mjaft e mirë për kampionët e Francës pasi nuk arritën dot fillimisht të ruanin avantazhin kundër Manchestër United duke u skualifikuar nga Champions League.

Ndeshja e djeshme kundër Strasbourg prodhoi disa momente interesante, ndeshje e cila përfundoi në barazim 2-2.

Choupo Moting ishte protagonist në një moment i cili mund të konsiderohet gafa e vitit, pasi pengoi trajektoren e topit në vijën fatale duke e mbajtur topin jashtë rrjetës.

Reagimi i Mbappe është mjaftueshëm për të shpjeguar se çfarë gafe bëri sulmuesi i PSG.
Ky refleks i dobët ndikoi tek kampionët pasi nëse ata merrnin 3 pikët shpallenin kampion në Ligue 1, dhe kështu Strabourg ia shty festën edhe për një ndeshje parisienëve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eric choupo mouting mbappe psg strasbourg eric choupo mouting mbappe psg strasbourg

Sondazh

Poll