Aktualitet

FOTO/ Intervista që ngre dyshime, ja ku mund të jetë infektuar Veliaj me COVID-19. Pozitiv rezulton dhe moderator që e mori

31 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA
FOTO/ Intervista që ngre dyshime, ja ku mund të jetë infektuar

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe njëherë sot tregoi se ka fuqi të mbinatyrshme. Dhe pse ai është konfirmuar (Më saktë ka deklaruar publikisht) si i prekur me COVID-19 dhe është izoluar, është shfaqur në një intervistë televizive.

Për çudi intervista “shitet” nga RTSH si live dhe ai që e interviston është gjithashtu i prekur me COVID. Bëhet fjalë për moderatorin Bledi Strakosha.

Duke qenë se si Veliaj dhe moderator kanë disa ditë që kanë deklaruar se janë të infektuar dhe janë izoluar në shtëpi, intervista mendohet se është me regjistrim dhe jo drejtëpërdrejtë.

Por nga kjo intervistë lindin disa dyshime… si mund të jetë infektuar kreu i bashkisë dhe Strakosha. Tashmë duhet të sqaruar nëse njëri prej të dyve ka qenë vatra e infeksionit dhe ia ka transmetuar tjetrit.

A e ka marrë virusin Veliaj gjatë kësaj interviste, apo ka qenë Strakosha ai që bashkë me përgjigjet e kreut të bashkisë ka marrë dhuratë dhe COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi strakosha erion veliaj erion veliaj me covid bledi strakosha erion veliaj erion veliaj me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 18:07

TIRANË- Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Burime për Dosja.al, bëjnë me dijese ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.Deri tani...