Aktualitet

Radha për një pasaportë, ambasada shqiptare në Athinë sqaron denoncimet: Kemi qenë hapur gjatë gjithë ditës, sot janë

31 Korrik 2020, 16:48 Nga DOSJA
Radha për një pasaportë, ambasada shqiptare në Athinë

GREQI- Ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka reaguar pas denoncimeve se sot nuk ishin hapur dhe qytetarët kanë pritur për orë të tëra për të aplikuar për pasaportë.

Në një reagim në mediat sociale, ambasada njofton se zyrat konsullore kanë qenë në punë me orare të zgjatura dhe kanë bërë 350 aplikime vetëm sot. Më tej ata kërkojnë dhe mirëkuptimin e qytetarëve, duke u kërkuar që të respektojnë oraret dhe të mos krijojnë radhë të gjata.

“Te nderuar qytetare, Ora 19:23 dhe Ambasada vijon te ofroje sherbime konsullore prane zyres konsullore, duke ofruar rreth 350 aplikime deri me tani, kryesisht aplikime per pajisje me Pasaporte dhe Karte ID. Lutemi te keni parasysh qe Ambasada do te filloje te ofroje sherbime pa nderprerje nga ora 08:00 deri ne oren 20:00.

Kerkojme mirekuptimin e qytetereve qe, nga e hena dt. 03.08.2020, te respektojne oraret e caktuara per takim, per te evituar radhe te gjata dhe garantuar shpejtesi dhe cilesi ne sherbim”, shkruhet në reagim.

Ky reagim vjen pas denoncimeve nga qytetarët, të cilët janë shprehur se administrata nuk ka qenë në punë. Para ambasadës është krijuar një radhë e gjatë qytetarët të cilët kërkonin të merrnin pasaportë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne greqi radha per pasaporte skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi ambasada shqiptare ne greqi radha per pasaporte skandali ne ambasaden shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll