Aktualitet

U kapën me 180 mijë euro kokainë, pranga 5 shqiptarëve në Mykonos, ja ku e kishin fshehur lëndën narkotike

31 Korrik 2020, 18:18 Nga DOSJA
U kapën me 180 mijë euro kokainë, pranga 5 shqiptarëve

GREQI-Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Mykonos, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë aksionit policia zbuloi një sasi prej 773 gr kokainë, e fshehur në një sobë elektrike, në parkingun e një kompanie tansportesh.

Hetuesit bëjnë me dije se së bashku me përzierësit, në treg do të dilte 1.5 kg lëndë narkotike, e cila do t’i sillte grupit një fitim deri në 180 mijë euro. Aksioni u zhvillua nga departamenti i drogës së Selanikut në bashkëpunim me autoritetet portuale të Myknos.

Në banesat e të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi 10 telefona, një shumë prej 2350 eurosh dhe një listë me shënime. Shqiptarët e arestuar ndërkohë priten të merren në pyetje në zyrën e prokurorit.

Marrë dhe përshtatur nga Thetoc

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 18:07

TIRANË- Një sherr mes disa personave kanë ndodhur sot në Mullet. Burime për Dosja.al, bëjnë me dijese ka ndodhur në parkimin e kompleksit “Equos”.Deri tani...